E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-bashkëshortja kërkon burg për Aleksandre Paton

BRAZIL- 'Jemi duke studiuar mënyrën më të mirë për të kërkuar burgosjen e Aleksandre Patos'. Ka qenë kjo deklarata e bërë dje nga Zhizela Pacini, avokatja e Stefani Britos, gruaja e sulmuesit brazilian nga korriku 2009 deri në prill 2010.

 Lajmërimi ka ardhur vetëm pak orë pasi Dhoma Civile e Gjykatës së Rios pranoi kërkesën e lojtarit, për mospagimin e 22 mijë eurove shpërblim mujor. Por, avokatja e ish-aktores është gati të bëjë luftë.

“Kur u martuan në korrik 2009, ai i kërkoi Stefanisë të mos punonte më, sepse do t’i kalonte çdo muaj 50 mijë reais (22 mijë euro) në llogari. Pagesa u ndërpre pas ndarjes”, tha ajo.

Në shkurt, Gjykata vendosi që Pato të paguante çdo muaj 22 mijë euro, por ai nuk e bëri dhe për këtë, Britos kërkon ta çojë në burg.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›