Barcelona heq dorë nga Çesk Fabregas?
SPANJË- Forma e shkëlqyer e treguar nga Tiago Alkantara në miqësoret e verës, duket se i ka bindur drejtuesit e Barcelonës që të heqin dorë nga Çesk Fabregas. Braziliani është i njohur, pasi është djali i Mazinjos, një nga kampionët e Botërorit 1994.
Alkantara është i ditëlindjes 1991 dhe luan në të njëjtin rol me kapitenin e Arsenalit. Në Audi Cup, ai shënoi dy gola ndaj Bajernit të Mynihut. Shpërthimi i tij i ka vënë jo pak në dilemë drejtuesit e Barçës, që prej kohësh janë në gjurmët e Çesk Fabregas.
(e.m/A.Latif/BalkanWeb)