Ish-blloku, asnjë ndërhyrje nga policia bashkiake
Situata mbetet e njëjtë në zonën më të frekuentuar të Tiranës, tek ish-blloku. Asnjë objekt, tavolinë apo tezgë ambulantësh nuk ka lëvizur nga vendi.
Aksioni i policisë bashkiake nuk ka prekur këtë hapësirë edhe pse të gjithë trotuaret janë të zëna. Banorët thonë se nuk kanë më vend për të kaluar dhe se trotuaret do duhet të jenë të lira pr ta.
Më herët bashkia ka lëshuar ultimatumin për të gjithë ambulantët por edhe bizneset të heqin çdo objekt që prek tortuaret. Aksioni i parë i bashkisë nisi më 1 tetor në rrugën e Elbasanit dhe ky aksion do të përfshinte 5 faza pa dhënë një afat si kur do të përfundoj aksioni në te gjithë Tiranën.