Ish-bosja e Gjallicës sërish para drejtësisë, mashtroi dy persona
TIRANE - Ish-bosja e firmës piramidale, Shemsie Kadrija, duket se nuk e ka harruar “zakonin e vjetër”. Ajo akuzohet për mashtrim dhe ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2008, ndërsa dy persona e kanë paditur atë për mashtrim.
Ndërkaq sot ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të saj.
Shemsie Kadrija u ka marrë dy personave shumën e 43 milionë lekëve të vjetër dhe 2700 dollarëve amerikan, pasi u kishte premtuar dy apartamente, ndërsa firma e ndërtimit nuk ekziston fare në regjistrimin elektronik të QKR-së.
Për Shemsie Kadrien është marrë edhe masë arresti në Gjykatën e Tiranës, por ajo nuk është gjetur në adresën zyrtare të këtij institucioni të drejtësisë dhe për këtë fakt ajo është shpallur person në kërkim.
Avokati mbrojtës i ish-boses së Gjallicës, gjate seancës së sotme ka pranuar faktin se klientja e tij i ka marrë paratë, por e justifikoi atë se do t’i përdorte për përfundimin e pallatit dhe më pas do t’i siguronte apartamentet dy personave që bënë kallëzimin ndaj saj.
Redaksia Online
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)