Tronditet Baloteli, tri ndeshje pezullim
ROME-Sulmuesi i Milanit, Mario Baloteli, është skualifikuar për tri javë nga gjykatësi sportiv. Si rrjedhojë sulmuesi kuqezi nuk do të luajë kundër Napolit, Juventusit dhe Katanias. Gjykatësi sportiv, Xhanfranko Tosel, e mori këtë vendim duke u bazuar te faktet dhe provat, të cilat evidentojnë se “sulmuesi kuqezi ka përdorur një fjalor jo të hijshëm ndaj gjyqtarit anësor në përfundim të ndeshjes Fiorentina-Milan”, – lexohet në komunikatën zyrtare që ka dhënë për shtypin gjykatësi sportiv.
Çmenduria – Gjatë periudhës së tij në kampin kuqezi, Mario Baloteli nuk ka rritur dot të shënojë kundër Interit (takim gjatë të cilit humbi të paktën tri raste të pastra për gol), kundër Kievos (sfidë gjatë të cilës dha një asist për Montolivon). Mirëpo edhe në Firence, kundër formacionit të Montelës, Baloteli nuk arriti të shënonte. Ai për herë të parë që kur ka veshur fanellën e Milanit nuk ka arritur të realizojë gol në dy ndeshje radhazi. Por, mbi të gjitha, kundër Fiorentinës Super-Mario nuk ka luajtur mirë, jo më kot mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 4.5. Mbi këtë vlerësim peshon edhe kartoni i panevojshëm që mori sulmuesi kuqezi, kur tentoi të vononte ekzekutimin e një goditjeje dënimi të skuadrës vjollcë. Mirëpo, ajo që e ka shtyrë gjykatësin sportiv ta skualifikojë me tri ndeshje Balotelin, ka qenë fakti që sulmuesi kuqezi, kur po u drejtohej dhomave të zhveshjes, ka diskutuar ashpër me portierin e Fiorentinës, Viviano. Gjyqtari i katërt, Doveri, i cili ishte shumë pranë tyre, e ka vëzhguar nga afër të gjithë skenën, ndërsa Mario i ka thënë të shikonte punën e vet, sipas mënyrës së tij, duke u shprehur: “Çfarë ke që shikon?”. Një reagim që i kushton shtrenjtë lojtarit, por rrezikon t’i kushtojë shumë edhe Milanit, që duhet të luajë pa Balotelin në tri përballje direkte kundër Napolit, Juventusit dhe Katanias. Ndërkaq klubi i Milanit, me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, ka bërë të ditur se do të apelojë kundër këtij vendimi të gjykatësit sportiv.
Rrezik “bardhezi” – Në prag të ndeshjes kundër Napolit janë plot gjashtë kuqezinj, të cilët rrezikojnë ta humbasin sfidën me Juventusin në rast se ndëshkohen me një karton të verdhë. Boateng, El Sharaui, Noçerino, Jepes, Zakardo dhe Zapata rrezikojnë të mos luajnë në sfidën e Torinos, në rast se marrin karton në përballjen e “San Siro”-s ndaj Napolit.
“Mungesa e Marios do shumë ndihet kundër Napolit”
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është i bindur se skuadra kuqezi gjatë këtij fundsezoni do ta ndjejë mungesën e Mario Balotelit, i cili është skualifikuar nga gjykatësi sportiv për tri javë: “Milani nuk është se luajti mirë në Firence. Kuqezinjtë hodhën në mënyrë të pashpjegueshme dy pikë shumë të vyera përballë një kundërshtari direkt për zonën Champions. Përveç kësaj, edhe arbitri i dha një dorë më shumë Fiorentinës që të arrinte barazimin. Pavarësisht kësaj, mosprezenca e Balotelit do të japë efektin e vet kundër Napolit. E shikoj si një humbje të madhe për kuqezinjtë. Pacini do të përpiqet që mungesa e Marios të mos ndihet, por faktikisht Balo mund të japë në fushë diçka më shumë se ish-interisti. El Sharaui? Ndoshta ky është momenti i duhur që Stefani ta marrë sërish përdore ekipin kuqezi siç bëri në fillim të sezonit. Megjithatë, Milan- Napoli do të jetë një ndeshje e bukur dhe një duel i hapur deri në fund të kampionatit”, – ka përfunduar Paolo Maldini.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)