Daçiç takon Putin: Faleminderit që na mbështesni për Kosovën
MOSKË-Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç falënderoi sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për mbështetjen që vendi i tij po jep për cështjen e Kosovës.
Gjatë takimit të sotëm në një rezidencë afër Moskës, lideri rus ka theksuar se Rusia “mbetet investuesi më i madh në ekonominë e Serbisë”.
“Ju falënderojmë shumë për mbështetjen që ju po e jepni për politikën e Serbisë për Kosovën”, tha Daçiç, teksa shtoi e “populli i Serbisë e di dhe e mban mend se Rusia është miku i tij më i madh”.
Në fund të takimit presidenti rus ka porositur Daçiç që ti transmetojë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikolliç, ftesën e tij për ta vizituar Rusinë, transmeton rel.
(e.m/BalkanWeb)