Vijon problematika në Shkodër, 7 mijë ha tokë nën ujë. Totozani takon banorët: Alarmante

SHKODER - Moti i paqëndrueshëm me reshje të shpeshta shiu vijon të përkeqësojë situatën e përmbytjeve në Shkodër. Harta e përmbytjeve është zgjeruar sërish, duke shkuar në 7000 hektarë tokë.
Shifrat bëhen të ditura nga Shtabi i Emergjencave Civile në Shkodër nga ku mësohet gjithashtu se 717 shtëpi vijojnë të jenë të izoluara nga uji dhe 28 të tjera të përmbytura.
Ndërkohë shkarkimet vijojnë pa ndërprerje, nga HEC-et e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Problem gjithashtu janë edhe prirjet e shumta nga lumi Gjadër.
Komuna më e prekur është ajo e Anës së Malit. Në këtë komunë, fshatrat Goricë, Muriqan dhe Obot, prej disa javësh vijojnë të jenë të izoluar.
Si pasojë e përmbytjeve mbeten të bllokuara rrugët, Shkodër- Dajç, Shkodër- Obot dhe Shkodër-Velipojë.
AVOKATI I POPULLIT: ALARMANTE SITUATA, SHTETI TE PERBALLET ME BANORET
Pas një muaji më në fund nga Tiranë mbërrin një drejtues institucioni. Avokati i Popullit Igli Totozani ka qenë në orët e drekës të së mërkurës në zonat e përmbytura në Shkodër. Ai ka qenë i pari që ka mbërritur me varkë në zonat e përmbytura. Bashkë me personat që e shoqëronin Totozani ka parë nga afër zonat më problematike dhe është shprehur i indinjuar për indiferencën e treguar nga strukturat shtetërore.
“Situata këtu është më shumë se alarmante. Toka të tëra të përmbytura, të mbjella të shkatërruara, shtëpi të përmbytura , njerëz që mbijetojnë dhe bagëti që ngordhin. Kjo është absurde.” Kështu është shprehur Totozani. Sipas tij duhet që shteti të ketë kurajën dhe t’i dalë përpara këtyre njerëzve.
“Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në krah të banorëv edhe do të flasë në emër të tyre.” Ka pohuar Igli Totozani.
Në zonën e Obotit ka qenë dhe Alenaca Kuq e Zi me kryetarin e tyre Kreshnik Spahiu.
(d.b/er.nu/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Ndërpriten shkarkimet nga HEC-i Fierzës