E Diel, 1 Nëntor 2026

Pishinat e Gjakovës pa analiza mikrobiologjike

Gjakovë, 12 gusht -  Asnjë nga 6 pishinat që janë në funksion në Komunën e Gjakovës nuk ka bërë analizat mikrobiologjike, ndonëse janë në fund të sezonit të punës. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë të Institutit të Shëndetit Publik të Gjakovës, i vetmi  që merret me këto analiza. “Askush nga pronarët e pishinave nuk është paraqitur në institute për të bërë këto analiza”, ka thënë drejtori i ISHP-së në Gjakovë, dr. Sinan Rizvanolli. Sipas tij, pronarët e pishinave duhet t’i detyrojë Inspektorati sanitar. E këta të fundit thonë se që në fillim të sezonit u kanë sugjeruar pronarëve të pishinave t’i bëjnë analizat. “Në fillim të sezonit kemi kërkuar që çdo pishinë të bëjë analizat me kohë”, ka thënë të enjten drejtori i Inspektorisë, Agron Kryeziu. Sipas drejtorit të ISHP-së, Rizvanolli, kjo situatë nuk ka qenë në këtë masë e shfaqur që viteve të kaluara. “Vjet kemi pasur disa pishina që i kanë bërë këto analiza, mirëpo jo edhe sivjet”, ka pohuar ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›