E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-drejtori i doganave të Serbisë, 8 vjet burgim

Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 19:37

Ish-drejtori i Doganave të Serbisë, Mihalj Kertes, është dënuar të hënën nga Gjykata Speciale në Beograd me tetë vjet burg, për shkak të transferimit të parave të shteti në Qipro.

Bëhet fjalë për të paktën 38 milionë marka gjermane.

Ai u shpall fajtor edhe për financimin, me para të doganave, të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS)dhe të Sigurimit Shtetëror – bëhet fjalë këtu për të paktën gjashtë- milionë marka dhe me dhjetëra miliona dinarë.

Kertes nuk u dënua për pjesëmarrje në ndërmarrjen kriminale, sepse gjykata nuk pati asnjë dëshmi se, Slobodan Milosevic kishte organizuar një grup kriminal, pjesë e të cilit ishin Jovan Zebic, Nikola Sainovic dhe Mihalj Kertes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›