Pacolli: PDK-ja duhet të zgjedhë
Kur dukej se për koalicionin qeveritar ne Kosovë mes PDK-AAK e AKR mungonte vetëm zyrtarizimi, skenari i përfolur gjate këtyre ditëve ne mediat vendase është prishur nga një deklarate e kreut te AKR-së, Bexhet Pacolli. Ne nje interviste për gazetën ekspres, zoti Pacolli ka deklaruar se nëse partia Demokratike e Kosovës lidh koalicion me Aleancën per Ardhmërinë e Kosovës, AKR-ja nuk do te hyje ne qeveri. "Nuk kam vija te kuqe me AAK-në, por vetëm një frike. Nëse do te jene AAK-ja dhe PDK-ja se bashku, me duket hapësira jone do te jete shume e reduktuar dhe veprimet tona nuk do te vërehen", ka thënë Pacolli, duke lene te kuptohet se PDK-ja duhet te zgjedhe. Sa i përket pozicionit qe ai preferon, ne rast koalicioni, Pacolli deklaroi se veten e sheh si President i ardhshëm i Kosovës. Qeveria e re ne Kosovës do te zyrtarizohet pas rivotimit ne Deçan, Drenas e Skënderaj me 9 janar.
Shpërndaje