E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Zgjedhjet pa standarde

Ndërsa ne Kosovë partitë fituese presin rinumërimin ne tre komuna ne Deçan, Drenas dhe Skenderaj për te shpallur qeverinë e re, lideri i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës përsërit qëndrimin e tij për mosnjohje te këtij procesi zgjedhor. Ne një interviste për "Kosova Press" ne Prishtinë, zoti Mustafa ka deklaruar se nuk do t'ia shtrij dorën Thaçit për fitoren. Kjo sipas Mustafes nuk ka te beje drejtpërdrejt me PDK-në, por me standardet jo te larta te këtyre zgjedhjeve. Edhe me pare kreu i LDK-së ka kërkuar formimin e një qeverie teknike deri ne shtator, kohe e mjaftueshme kjo për tu përgatitur për zgjedhje te reja. Por pavarësisht qëndrimit te LDK-së, partia Demokratike e Kosovës vijon negociatat për formimin e koalicionit te ri qeveritar. Mediat vendase shkruajnë se janë përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes PDK-së e AAK-së se Haradinajt dhe janë forcuar lidhjet me AKR-në e Behxhet Pacollit. Vete kryeministri Thaçi deklaroi te shtunën se nëse do te ishte e nevojshme do te mbante një takim me Haradinajn ne Hagë. Koalicioni i ri qeverisës pritet te behet publik, pas rivotimit ne tre komuna me 9 janar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›