Ish-ët
Gjithmonë jemi shquar si shoqëri për shtigje të pashkelura dhe not kundër rryme. Ndaj dhe tranzicioni tek ne, ndryshe nga kudo, është shndërruar,nga halli,në stil jetese për më shumë se një brez, gati- gati një sistem më vete social-ekonomik. Kjo, sa për emancipim të vakët demokratik të qytetarit që riciklon të njëjtin brumë të politikës, po aq dhe papërgjegjshmëri e abuzim unik të klasës politike të tranzicionit për të konsoliduar pozita që zënë fill që në monizëm.
Por, ndonëse kemi 20 vjet që jemi ambientuar me një demokraci që çalon, sërish mbeten 20 vjet hapje sysh dhe prekje me dorë e realitetit perëndimor dhe alibia politike sipas vendit dhe kuvendi nuk e ka më efektin e parë. Rilindja shqiptare fillon nga vota, nga vetë politika, etika e sjelljes dhe komunikimit të saj, përfshirë këtu edhe sfidën e ishave që mbeten kryetituj mediatik.
Tranzicion dhe merkato
Shprehje e tranzicionit në sjelljen politike është debati joparimor, gjuha e denigrimit e lufta e shtrigave mes palëve apo brenda llojit, në të cilën bëhen rëndom palë media dhe analistët klientelist, dhe që rezonon më pas plot tensione në bazë. Tipik mbetet reagimi politik ndaj ishëve me tranzicionin të tejmbushur me përplasje dyersh, rikthime plangprishësish, rokada pështyrje-lëpirje etj, qofshin këta individë apo parti, në njëteatër bajat politik ku nxitet, përfshihet dhe nuk kursehet turma e militantëve përmes përdorimit dhe ripërdorimit sipas interesave të ditës.
Një qasje mish për top kjo që merr shtysë nga arroganca, shpërfillja dhe marrja e mirëqenë e elektoratit prej politikës së tranzicionit që tek rreket të bëjëgazin e botës individin që del nga rreshti, bën gaz vetveten dhebotën që ndërsen ndaj tij, sidomos kur më pas lëpin çfarë ka pështyrë dikur. Inerci kjo e trashëgimisë patriarkale dhe bajraktarizmit arkaik që me cinizëm abuzohet prej politikës tek nëpërkëmb për axhendën e saj dinjitetin,deri dhe jetën e qytetarit që e ndjek në delir pas.
Sa të merremi me emra, më mirë ti vëmë emër gjërave
Çdokush në politikë, përpara se ti hedhë gurin tjetrit, tia hedhë vetvetes. Para se të nëmen ishët dhe thënë e fundit fjalë e para, duhet vetëpërmbajtje për të mos mbërritur gjer aty. Nëse gabim i tyre, gabim i dyfishtë apo i vetë forumeve drejtuese, koha do e tregojë por nëse ndodh, duhet ruajtur etika e komunikimit. Kauza morale nuk mund të ketë dy kute dhe ishi mbetet ish pavarësisht biletës vajtje-ardhje sikurse rokada më e fundit mes palëve në parlamentin shqiptar dëshmoi.
Mllefet duhen shmangur dhe militanti nuk ka përse të jetë zagari që ndërsehet ndaj dhelprës së radhës. Episode të tilla si irritimet butaforike pranë rezidencave të banimit, linçimi folklorik etj pasione që barten edhe në masmedia, jo vetëm intimidojnë qytetarin dhe familjarët e tij por implikojnë edhe vetë dinjitetin dhe integritetin e protestuesit. I cili, nëse përdor të njëjtin kut, duhet të barti tendën ambulante të denoncimit të tradhtisë sa andej-këndej, sepse tranzicioni mban era tradhti kudo, përfshirë këtu edhe marrëveshjen PS-PD që falsifikoi firmën e popullit që ka copyright apo të drejtën ekskluzive të autorit ndaj ndryshimeve kushtetuese, ligjin zgjedhor përfshirë. Ndërkohë që lihen mënjanë mëri të vjetra, siç ishte rasti PS-LSI, nuk ka përse të krijohen mëri dhe isha të rinj. Po kur ndodh, sa kohë në politikë kurrë nuk thuhet kurrë, gjuha duhet ndukur, pasionet kontrolluar dhe dera lënë e hapur.
Përpara se të merremi me emra, ti vëmë emër gjërave që të mos bëhen rrugë. Deputetët që dalin nga rreshti, nuk u gjendën në të vetë apo të zgjedhur prej elektoratit. por u përzgjodhën me pikatore si të tillë. Bile ishin në podiumin e partisë vite me radhë duke ngritur kështu pikëpyetje për miopi politike, motivet e atyre që dolën garant, klientelizmin dhe deri premisat e vetë ligjit aktual zgjedhor që stimulon dukurinë e ishave.
Përpara se të linçojnë individin, të kërkohet ndjesë për lançimin e tij. Dhe ndërsa gabimi mbetet njerëzor, ai veç rikonfirmon se dorëzania partiake për garancinë e listave mbetet demagogji,votimet e qershorit përfshirë, me të vetmin shans ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe lënien e barrës së filtrimit vetë votuesit realisht të plotfuqishëm në nominimin e deputetit të tij.
Qesja e mbyllur, kalbësira brenda
Ligji zgjedhor aktual bart absurde sepse nuk respekton si duhet votën e lirë, nuk krijon qeverisje efektive (reformat peng të mazhorancave të brishta), të shpall deputet përpara votimit(!), promovon servilizmin ndaj liderit partiak përkundrejt llogaridhënies në elektorat etj.
Alibia e frymës së ekipit i ligjit spanjoll stonon sa kohë publiku duartroket ekipin por vërshëllen lojtarin sikurse, ndonëse në parim denoncohet votimi në emër të grupit familje, fis etj, paradoksalisht ofron zgjedhje nëgrup(!) me lista të mbyllura me votimin formalitet. Një qasje kjo antimarketing, për analogji, me një supermarket ku shkon për të blerë fruta por tëracionojnë vetëm në një lloj, edhe atë në qese të mbyllura, ku nuk merret vesh sa të kalbura ka mes tyre.
Vota që jep hak
Lënia pas e tranzicionit fillon nga vota dhe ajo është vërtet e lirë vetëm kur votuesi ka çfarë të zgjedhë dhe zgjedh sa dhe si të dojë. Për ta çliruar atë nga intimidimi partiak, interesat e çastit dhe dalë përpara vetë sindromës së ishëve, duhet shmangur qasja e fishekut të vetëm të votës së tranzicionit (ajo hidhet për oportunitet) dhe adoptuar një qasje karikator ku votohet për disa subjekte duke kënaqur mbarë preferencat dhe hequr çdo merak sikurse ligji STV në Republikën e Irlandës garanton.
Me STV, çdo sjellje deputeti ka kosto politike, përfshirë edhe kacavirja absurde eishëve tek barka qeveritare që fut ujë, me verdiktin final në dorën e votuesit. Ndryshe, telenovela e ishëve do të vijojë dhe kuturisja kamikaze për kalimin e ylberin politik gjithmonë do të shpërblehet me bashkëpunim afatgjatë nga pala që përfiton duke u ripaketuar në qesen e saj elektorale dhe futur kontrabandë në parlamentin e radhës.
Dikush ti ulë në tryezë
E nëse fillesa është bashkimi opozitar, komunikimi mes PS dhe aleatëve të saj nga njëra anë dhe AK e FRD nga ana tjetër, mbetet ende në rreth vicioz. Duke bërë të domosdoshëm një iniciativë afrimi nga të tretë të gjithërespektuar ish-presidentë, të urtë brenda partive, figura solemne të kulturës e shoqërisë civile, pse jo edhe të huaj me reputacion (siç u servir për afrimin PS-LSI), misioni i të cilëve nuk mund të reduktohet vetëm në kohë paqe, komente e intervista si kofini pas të vjeli apo alibi për ti
