Kriza mund të kaplojë edhe Belgjikën dhe Italinë?

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 14:00
Presidenti i grupit të euros, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se pjesëmarrja e bankave private në financimin e ndihmave të tjera për Greqinë, mund të bëjë që agjencitë e vlerësimit ta klasifikojnë vendin "si të paaftë për të paguar".
Kjo mund të ketë pasoja ekstreme për vendet e tjera të bashkimit monetar, ndër të tjera Belgjikën dhe Italinë, tha Juncker për gazetën gjermane "Suddeutsche Zeitung".
Falimentimi mund të infektojë Portugalinë dhe Irlandën dhe për shkak të borxheve të mëdha edhe Belgjikën dhe Italinë, para se kjo të ndodhë me Spanjën.
Çdo pjesëmarrje e kreditorëve privatë duhet të jetë vullnetare, theksoi Juncker.