E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-gjyqtarja mbetet në burg , Pajtime Fetahu kërkoi lirinë për shkak të gjendjes shëndetësore

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u liruar nga burgu, duke e lënë në qeli.

Ish-magjistratja pretendoi një masë më të lehtë sigurie, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Pajtime Fetahu u arrestua me urdhër të SPAK, pasi emri i saj doli në dy dosje të rëndësishme. Ajo ishte përfshirë në organizatën kriminale të Çopjave, si dhe në grupin e Suel Çelës në Elbasan.

Fetahu akuzohet se ka favorizuar bandat me vendimet e saj, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit.

Për dosjen e parë ndaj saj u caktua masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa për dosjen e dytë ‘arrest në burg’.

Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Përfshirja e saj me krimin e organizuar u zbulua pas zbërthimit të aplikacioneve të koduara SKY ECC.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›