Ish-kampioni i botes rikthehet, Alonso fiton ne Singapor
Ish-kampioni i botes dhe piloti i Renault, Fernando Alonso, ka treguar se ai ende eshte nje garues i madh, duke e fituar Garen e Madhe te Singaporit. Kampioni i dyfishte i Botes ka shenuar triumfin e tij te 29-te ne karriere duke dale para pilotit gjerman te Uilliams, Nico Rosberg, derisa i treti u rendit, udheheqesi i ketij kampionati, Luis Hamilton. Kjo eshte fitorja e pare e pilotit spanjoll qe nga fitorja ne Itali ne vitin e kaluar. Gara e sotme ka qene sfide e re per secilin pilot pasi qe eshte zhvilluar ne nje qark rrugor te ndricuar nga reflektore te fuqishem, duke bere qe te jete njera nga garat me emocionuese te ketij sezoni. Piloti i Ferrari, Felippe Massa, e filloi garen nga vendi i pare, por nje gabim katastrofal i kushtoi atij humbjen e pikeve.