E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: "Kemi rritur kujdesin ndaj tregut"

Zhvillimi i shpejte i sistemit bankar, konkurrenca e madhe qe po e karakterizon ate keto kohet e fundit, rendja e bankave per te zene treg, imponon nevojen per nje kujdes me te madh, eshte shprehur Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani. "Ne si institucion, kemi marre nje sere masash per te rritur kujdesin ne drejtim te stabilitetit te sistemit, nga te cilat vecoj vendimet e marra ne nje nga mbledhjet e mbikeqyrjes kete muaj" eshte shprehur Guvernatori, Sipas tij, paketa e re rregullave synon nje disiplinim me te mire te sistemit bankar ne drejtim te vleresimit te rreziqeve qe lidhen me kredine, penalizimin e bankave kur shtohen kredite me probleme; nxitjen e kreditimit ne monedhen kombetare; si dhe rritjen e transparences dhe sqarimit te klienteles per cdo produkt apo sherbim. "Duke qendruar gjithnje ne ceshtjen e stabilitetit financiar, deshiroj te theksoj se, Banka e Shqiperise po ndjek me vemendje zhvillimet ne sektorin e jashtem te ekonomise, te cilat per momentin perbejne nje shqetesim nga kendveshtrimi i zhvillimeve afatgjata ne ekonomi" ka garantuar Guvernatori. Banka e Shqiperise eshte duke monitoruar me kujdes te gjitha zhvillimet ne sektorin financiar per te vepruar ne kohen e duhur per parandalimin e rreziqeve, eshte shprehur Fullani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›