E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendro: kemi rregullat me strikte per kredite

Tregu i bankave ne vendin tone ne krahasim me ate te vendeve te tjera te Evropes se Bashkuar, eshte nje treg mjaft i vogel dhe teresisht i menaxhueshem, por ketu duhet te permendim faktin se ka si mbeshtetes financiar, grupe bankare mjaft te medha, element i cili garanton siguri dhe perspektive per depozituesit shqiptare, tha Elird Qendro, Nendrejtor i Pergjithshem i BIS Banca - Banka italiane e Zhvillimit. Nga ana tjeter nje rol teper te rendesishem ne konsolidimin e ketij tregu ka luajtur edhe Banka Qendrore e Shqiperise, (B.SH.), e cila luan rolin e rregullatorit ne sistemin bankar shqiptar, shtoi ai.

Ai thote se, shtimi i kredive te keqija ka ardhur si pasoje e rritjes se portofolit te kredise ne total ne gjithe sistemin bankar shqiptar. Sidoqofte duhet te merret parasysh fakti se menyra e kredidhenies ne Shqiperi ndryshon nga ajo qe implementohet ne vende te tjera me te zhvilluara, pasi sistemi bankar shqiptar ka rregulla me strikte persa i perket garancive qe kerkohen ne procesin e kredidhenies nga bankat. Sipas tij, i vetmi sektor me problematik se eshte sektori i kredive konsumatore ku dhe garancite e kerkuara nga klientet jane me fleksibel. Kuptohet se ashpersimi i konkurrences ne treg ka sjelle per pasoje edhe lancimin ne treg te produkteve sa me atraktive per klientet ne menyre qe te arrihet nje norme fitimi sa me e madhe.

Keshilla

Bankat ne vendin tone ne keto momente duhet t'i kushtojne me shume rendesi mirembajtjes se portofolit te kredise, rritjes se transparences dhe sherbimit sa me profesional ndaj klienteve. Shqiptaret duhet te ndihen me shume se te sigurt ne lidhje me depozitat e tyre prane bankave ne sistemin bankar te vendit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›