E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhepa: Kriza nderkombetare ende periferike

Tregu Bankar aktualisht nuk eshte i kercenuar ne menyre te drejtperdrejte nga zhvillimet ne tregjet nderkombetare, per shkak se, eshte ende nje treg i "mbyllur" per te importuar krizen ne permasat qe po i perjeton tregu amerikan apo edhe disa segmente te tregut Evropian, tha Selami Xhepa, Keshilltar i Kryeministrit per ekonomine. Tregu bankar aktualisht, sipas tij, eshte perfshire ne nje konkurrence te brendshme persa i perket normave te interesit dhe investimit te likuideve. Rritja e normave te interesit per kursimet, sipas Xhepes, eshte ne ecuri te drejte me normen e inflacionit dhe normen baze te interesit te lekut, por nga tjeter con ne rritje te kostove te bankave. "Rreziku aktual nese, mund ta quajme keshtu jane aktivet me risk kthimi te larte", tha Xhepa. Por duke ju referuar te dhenave te fundit, shton ai, kur kredite me probleme jane vetem 4 per qind e totalit te kredive, situata nuk eshte alarmante. Por Keshilltari i Kryeministrit e keshillon Banken e Shqiperise qe te forcoje edhe me shume kontrollet ndaj bankave te nivelit te dyte dhe ne te njejten kohe te forcoje rregulloret dhe mjetet e mbikeqyrjes bankare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›