Ish-kancelari gjerman bie në dashuri 93 vjeç
Nuk është kurrë vonë për të dashuruar, ky është mesazhi që ka përcjellë ish-kancelari legjendar gjerman, Helmut Schmidt. Dy vjet pasi humbi gruan e tij prej shtatë dekadash, ai ka pranuar se ka një të dashur të re. 93-vjeçari tha në një spektakël gjerman se ka rënë në dashuri me një grua të ve, 15 vjet më të vogël se ai. I pyetur nëse ishte i lumtur me marrëdhënien e tij të re me Ruth Loah, ai tha se lumturia është relative. Schmidt, i cili ishte kancelar i Gjermanisë Perëndimore në vitet 1974- 1982, është shumë i vlerësuar në publik. Historia e tij e re e dashurisë ka përfshirë të gjitha mediat gjermane, por jo vetëm. I pyetur në një intervistë nga britanikja Times nëse Ruth, të cilën ai e njeh prej 55 vitesh ishte e dashura e tij, ai u përgjigj thjesht Po. Ruth ka punuar prej vitesh në zyrën e tij. Schmidt ka fituar Kryqin e Hekurt për kontributin e tij në Luftën II Botërore, në frontin lindor dhe atë perëndimor.