E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e parë koreano-veriore, me çantë sa një pagë vjetore

Zonja e parë e Koresë së Veriut duket se i pëlqen shumë markat e mëdha, sidomos Dior. Por çanta e saj që reflekton luksin në kulturën perëndimore, kushton sa paga vjetore e një koreani të thjeshtë në vendin komunist. Kështu që fotoja e saj ku paraqitet me një çantë Dior ka ngritur vetullat kudo. Vendi me 24 milionë banorë është në krizë buke. Ligjvënësit totalitarë të shtetit akuzohen se kanë vënë pasuri personale dhe jetojnë në luks. Koreja e Veriut është në konflikt me Korenë e Jugut dhe kanë qenë pikërisht mediat jugore që kanë shkruar se në kryeqytetin e tyre, Seul, ajo ccantë kushton 1.8 milionë uon, rreth 1200 euro. Ri Sol-Ju ka tërhequr mjaft vëmendjen e medias kur u shfaq përkrah liderit të ri superior koerano-verior, Kim Jong-Un në korrik të këtij viti. Bukuroshja, rreth të njëzetave, ka qenë një këngëtare popi dhe që kur u martua me Kim Jong- Un, është fotografuar në shumë veshje shik e të kushtueshme. Në kontrast me gruan e tij, Kim Jong-Un kishte veshur kostum të errët të stilit Mao.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›