E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia në krizë, BSH: Kreditë e këqija, 21.17%

Rënia e kreditimit duket se efektin e ka dhënë tek aktivet e sektorit bankar, ku sipas treguesve të publikuar nga Banka e Shqipërisë, kredia standarde ka pasur rënie krahasuar në tremujorin e dytë të vitit. Nëse për periudhën janar- mars, kredia standarde zinte 72 për qind të totalit, tashmë ajo, për periudhën prill-qershor, ka rënë në 71.1 për qind të totalit.

Periudha e parë e këtij viti i ka gjetur bankat në një kujdes në doza të larta për të mos dhënë kredi në masë ose të paktën të japë në një nivel shumë modest dhe të studiuar. Gjithsesi, përkundër kujdesit, efekti krizë duket se ka ndikuar sërish aftësinë paguese të kredimarrësve.

Treguesit e Bankës së Shqipërisë reflektojnë një rritje të kredive të këqija në masën 21 për qind në total, ndërsa një tremujor më parë këto kredi ishin 20 për qind e totalit.

(Lajmin e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes ‘Panorama’, versioni print)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›