E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-komandanti i UCKmerret në pyetje ngaprokuroria e EULEX

PRISHTINE- Pas dy orësh të marrjes në pyetje, ish-komandanti Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka dal nga zyra e prokurorit special të EULEX-it, dhe me këtë sipas avokatit Tomë Gashi, kjo procedurë është e kryer.
“Azem Syla ka sqaruar para prokurorit special të EULEX-it dyshimet që ishin ngritur ndaj tij nga Nazim Bllaca, me qenë se Bllaca kishte përmendur emrin e tij në një dvd të publikuar vitin e kaluar”, ka thënë Gashi pas përfundimit të marrjes në pyetje te Sylajt.

I shoqëruar nga avokati i tij Tom Gashi, Syla para gazetarëve është shprehur se ndihet i pafajshëm. Avokati Gashi po ashtu ka sqaruar se kjo ishte një procedurë e rëndomtë dhe shprehu gatishmërinë që klienti i tij të paraqitet sërish në prokurori, nëse do të ketë ftesë.

“Ndihem absolutisht i pafajshëm. E kam thënë edhe më herët se nuk ka arsye të ndihem ndryshe. Ato që i kam thënë më herët vlejnë ende”, deklaroi Syla, para se të paraqitej në Prokurori. Ditë më parë, Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë e Sylës, i njohur me nofkën “Daja i Madh”, në Kishnarekë të Drenasit, ku kishin konfiskuar vetëm disa dokumente.

Azem Syla në momentin e bastisjes nuk kishte qenë në shtëpi. Ai i pati deklaruar se gjendej për pushime në Shqipëri dhe se do të paraqitej në Prokurori.

Emri i Azem Sylës përmendet nga Nazim Bllaca, i cili publikisht, në xhirimin e shpërndarë, ka deklaruar se ka punuar si agjent i ish-Shërbimit Informativ të Kosovës Në këtë deklarim publik, Bllaca e bën përgjegjës veten për vrasje, dhunime, tentim vrasje e tortura, të cilat pretendon se i ka kryer duke zbatuar urdhrat e Azem Sylës.
(m.a/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›