Voskopojë, 38 fëmijëhelmohen nga ushqimi
KORCE- 38 fëmijë janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim gjatë një pikniku në fshatin turistik të Korcës, Voskopojë. Mësohet se fëmijët ishin nisur sot nga Elbasani drejt Korcës, por të 38-të pas ushqimit të konsumuar në Voskopojë kanë shfaqur shenja të helmimit.
Mësohet se menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të Korcës ku edhe kanë marrë ndihmën e parë. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse 8 prej tyre vazhdojnë ende të jenë të shtruar në spital, 6 në pediatrinë e Korcës dhe 2 në urgjencë. Pjesa tjetër e tyre, pasi kanë marrë ndihmën e parë janë nisur drejt Elbasanit.
Helmimin nga ushqimi të fëmijëve nga Elbasani e ka konfirmuar edhe mjeku pediatër i spitalit të Korcës, Luan Belortaja. Sipas tij “Janë paraqituer në urgjencë 6 fëmijë me helmim nga ushqimi dhe spitali i ka vënë menjëherë në mjekim, 3 prej tyre janë bërë më mirë, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë nën vëzhgimin e mjekëve”, - shprehet Belortaja.
Pritet që me daljen e analizave të nxënësve, të zbulohet edhe shkaku i helmimit të tyre.
(m.a/BalkanWeb)