E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish kreu i FIFA-s, i korruptuar

Ish presidenti i FIFA-s, Joao Havelange ka marrë shumë të konsiderueshme parash nga kompania e falimentuar e marketingut ISL, kanë njoftuar dëshmitë e paraqitura në gjykatën supreme të Zvicrës.

Havelange mori së paku 1 milionë e 500 mijë franga zvicerane kurse anëtari i komitetit ekzekutiv Ricardo Teixeira së paku 12 milionë e 740 mijë franga zvicerane.

Raporti i prokurorëve zviceranë, i publikuar nga FIFA, tregon se ata kanë marrë deri në 21.9 milionë franga zvicerane. Ata janë të vetmit zyrtarë të FIFA-s të përmendur në raport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›