Modric në shitje

Menaxheri i ri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas ka pranuar se mesfushori Luka Modric do të shitet gjatë këtij afati kalimtar të verës për “çmimin e duhur”.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se klubi është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Portos, Joao Moutinho. “Ne jemi duke u munduar ta vendosim Tottenhamin në rrugë drejt titujve”, deklaroi ish menaxheri i Chelseat.
“Modric do të shitet për çmimin e duhur kurse jemi të interesuar për Moutinhon”, u shpreh portugezi i cili u shkarkua nga Chelsea pas nëntë muajve në detyrë.