Ish-kreu i FMN-se Straus-Kahn mund te lirohet nga burgu

Ish kreu i Fondit Monetar Nderkombetar Dominik Stros Kan mund te lirohet nga burgu i Riker Island ne Nju Jork diten e sotme per te pritur gjykimin e tij nen akuzen per dhune seksuale me nje byrzylyk elektronik monitorues.
Nje gjykates dje pranoi kerkesen e tij per liri me kusht kundrejt garancise prej 1 milion dollaresh si dhe nje shume prej 5 milion dollaresh e vendosur nga nje pjestar i shtepise. Zoti Stros Kan do te ruhet dhe nga nje roje i armatosur ndersa do te jetoje ne apartamentin e tij ne Nju Jork. Ai e ka dorezuar pashaporten e tij tek autoritet amerikane.
Keto kushte jane per te siguruar se zoti Stros Kan do te paraqitet per gjykimin e tij nen akuzat per dhune seksuale ndaj nje punonjeseje sherbimi te nje hoteli diten e shtune. Ai mund te vuaje dekada ne burg nese shpallet fajtor. Prokuroret e kundershtuan lirimin me kusht duke argumentuar se Z.Stros Kan ka pasurine dhe lidhjet e duhura per te lene Shtetet e Bashkuara.
Z.Stros Kan dha doreheqjn nga posti i tij te merkuren. Ai e kundershton akuzen ndaj tij me te cilen u njoh zyrtarisht diten e djeshme. Seanca gjyqesore do te mbahet ne 6 qershor.