E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi Shtyhet gjyqi lidhur me vrasjen e 3 shqiptaro-amerikaneve

Gjykata per krimet e luftes ne Serbi ka shtyre perseri gjykimin e dy ish policeve te akuzuar per perfshirje ne vrasjen e tre vellezerve shqiptaro amerikane gjate luftes se Kosoves ne vitin 1999.

Ish oficeri serb i policise Streten Popovic dhe Milosh Stojanovic u liruan gjate gjykimit te tyre te pare ne vitin 2009 per mungese provash por vendimi u rikthye ne gjykaten e apelit ku u urdhera rigjykimi i ceshtjes.

Procedimi ndaj tyre duhet te niste sot por gjykatesit e shtyne gjyqin mbasi avokatet mbrojtes nuk u paraqiten. Nje agjenci lajmesh vendase njoftoi se seanca e ardhshme do te zhvillohet ne 6 qershor.

Ili Mehmet dhe Agron Bytyci ishin qytetare amerikane te cilet shkuan ne Kosove ne vitin 1999 per tiu bashkuar shqipetareve qe luftonin kundre forcave serbe. Forcat serbe i arrestuan te tre nen akuzen e hyrjes se paligjshme ne Kosove e cila aso kohe ishte pjese e Serbise.

Te ndaluarit akuzohen se i kane cuar tre vellezerit Bytyci ne nje njesi speciale policore ne Serbine Lindore ku me pas ata u vrane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›