E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i FMN-së lirohet nga akuzat për ngacmim seksual

FRANCË- Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, lirohet nga akuzat për ngacmim seksual. Prokurori i cështjes në Manhatan Sirjus Ven ka arritur në përfundim se akuzat nuk mund të provohen vetëm me dyshime të arsyeshme dhe në mungesë të provave.

Prokurori pritet t’i kërkojë nesër gjykatës gjatë një seance dëgjimore mbylljen e cështjes dhe lirimin e ish-kreut të FMN-së nga akuzat.

Shtros Khan akuzohet se disa muaj më parë ushtroi dhune dhe ngacmim seksual mbi një punonjëse hoteli. Shtras Khan nuk e ka pranuar fajin ndërkohë që gjykata e ka lënë të lirë me kusht. Një grup aktivistësh protestuan para Prokurorisë kundër këtij vendimi duke deklaruar se është mohuar drejtësia.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›