Zyrtare, Huan Mata kalon te Çelsi për 30 mln euro
BRITANI- Huan Mata do të jetë futbollist i Çelsit. Klubi londinez dhe Valencia arritën një marrëveshje për transferimin e talentit spanjoll në Angli, pasi ai kërkohej me ngulm nga trajneri Andres Vilas Boas.
“Kemi arritur një marrëveshje në parim”, bëri të ditur klubi spanjoll në një komunikatë për mediat. Nisja jo e mirë e kampionatit, e ka detyruar trajnerin Vilas Boas të kërkojë përforcime të tjera, duke synuar të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve, ëndrrën e vjetër të Abramoviç. Përveç Matës, Çelsi ka blerë edhe sulmuesin belg Romelu Lukaku si edhe mesfushorin spanjolle Oriol Romeu.
Sipas mediave spanjolle e angleze, Valencia do të përfitojë një shumë prej 30 milionë eurosh nga shitja e Huan Matës.
(e.m/A.Latifi/BalkaWeb)