Cfarë e bën të famshme një pikturë?
LONDËR- Çfarë e bën të famshme një pikturë? Është kritiku i artit, Xhonatan Xhons, që i jep një përgjigje kasaj pyetjeje.
Në një artikull të publikuar nga e përditshmja britanike ''The Guaridan'', Xhones duke iu referuar një sondazhi të botuar në afaqen artistike të internetit ''Artfinder'', ka komentuar radhitjen e pesë veprave, që më së shumti kanë tërhequr koleksionistët virtualë të artit.
''Impression-Sunrise'' e Claude Monet është vepra që kryeson këtë top listë. Pas saj radhiten ''The Starry Night'' e Vincent van Gogh, ''The Kiss'' e Gustav Klimt, ''The Parquet Planers'' e Gustave Caillebotte dhe ''The Great Wave'' e Katsushika Hokusai.
''Është diçka interesante që popullariteti, në këtë rast, varet nga ajo se ç'ka njerëzit shtojnë në koleksionin e tyre ''online'', thekson Xhones.
''Gjithmonë kam besuar se shija artistike varion gjerësisht mes veprave të cilat mund të na duken sfiduese dhe stimuluese në një galeri dhe ato që do të donim t’i posedonim.
Duke e vënë një vepër arti në koleksionin tuaj dixhital nuk është njësoj sikurse të blini një pikturë aktuale, por kjo nënkupton se ju dëshironi ta keni afër vetes, qoftë edhe vetëm në ekran'', shton ai.
Koleksionimi i veprave artistike, qoftë edhe virtualisht, nënkupton se mund të jetoni me të. Kështu që nuk është befasuese pse pesë veprat që kryesojnë në top listën e ''Artfinder'' mund të godasin sikur konservatore.
Pas të gjithave, emri i vetëm që të befason në këtë listë është ai i Gustave Caillebottes, imazhet tërhqëse dhe enigmatike të të cilit janë pjesë e thesarit të ''Musee d’Orsay''.
Por popullariteti gjithmonë është i dukshëm dhe mjaft i mirëpritur. Veprat që preferohen më shumë në botë, janë edhe veprat më të mira të artit në botë.
Claude Monet e meriton vendin e parë. Ai është një artist që mund ta gjeni nëpër libra që flasin për teoritë mbi artin, sepse ai është i popullarizuar. Por ka disa eksperienca që flasin se njerëzit thjesht e humbin veten në veprën e Monet. Rrugëtimet psikologjike dhe emocionale në të cilat çojnë veprat e tij janë të papërshkrueshme.
Vizionari Van Gogh dhe hedonisti Klimt janë dy nga shumë artistët që kanë popullaritet të madh. Fama e Van Goghut pas vdekjes është një lloj dhuntie për një njeri që kishte një jetë aq të vetmuar.
Dhe Klimt, me gjithë përpjekjet për ta ulur poshtë, mbetet një lloj prifti mistik i dashurisë. Arti japonez është pëlqyer nga Van Gogh dhe bashkëkohësit e tij, kështu që Hokusai e konfirmon se disponimi i tanishëm ka të bëjë me modernitetin e hershëm.
Ndoshta, ajo që duhet të theksohet më shumë është se arti më i popullarizuar, që godet më në thellësi, është arti i epokës së hershme moderne nga vitet 1860 dhe 1990, kur vizionet e reja ndryshuan përgjithmonë pikturën përderisa vizatimi ende mbijetonte në historinë globale.
(d.b/BalkanWeb)