E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kreu i PS-se pro kandidatit Aleanca per Qytetarin Viktor Tusha

Vizioni për të ardhmen, ndryshimet e krijuara, besueshmëria e qytetarëve dhe administrimi i mirë i bashkisë së Lezhë në 4 vitet e fundit nga kreu aktual dhe kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Viktor Tusha kanë tërhequr edhe vëmendjen e të majtëve në këtë qytet.

Risi në këtë fushatë ka qenë dalja publike e ish-kryetarit të Partisë Socialiste dhe njërit prej anëtarëve të kësaj force politike në Lezhë, Ndoc Lleshi, në takim elektoral të kandidatit Tusha, duke shprehur haptazi votën e tij pro koalicionit të djathtë, që sipas Lleshit është diktuar nga koshienca mbi nevojën e vazhdimësisë për të ndryshuar Lezhën.

Ish-kreu i socialistëve të Lezhës, Ndoc Lleshi ka deklaruar se prania e tij përkrah kandidatit të koalicionit për qytetarin Viktor Tusha, nuk ka qenë thirrje e këtij të fundit, por është thirrja e ndërgjegjes qytetare e tij, që duhet të ketë çdo banor i Lezhës.

Në fjalën e tij, Lleshi nuk ka harruar të rikujtojë se nuk ka asnjë lidhje me kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Viktor Tusha, por është lidhja e forte që Tusha ka bërë me qytetarë ajo qe duhet të frymëzojë çdo banor të Lezhës që nuk është i politizuar dhe nuk është ekstremist partiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›