Kodi zgjedhor, 600 mijë zgjedhës rrezikojnë të mos votojnë

Rreth 600 mijë zgjedhës me të drejtë vote rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet lokale të 8 Majit. Kjo do të ndodhë nëse palët politike nuk bien dakort që të lejojë të votojnë edhe ata persona që kanë pasaporta të vjetra por që janë ende të lidhshme.
Kodi zgjedhor nuk nuk e bën të qartë nëse në zgjedhje mund të marrin pjesë edhe ata zgjedhës që nuk janë pajisur ende me kartë identiteti elektronike apo pasaportë biometrike, por që zotërojnë ende një pasaportë të ligjshme për udhëtime jashtë shtetit.
Kjo pritet të ngjallë debat në ditët në vijim, pasi me karta identiteti ose pasaportë biometrike në Shqipëri janë të pajisur vetëm 2. 6 milion shtetas një pjesë prej të cilëve pa të drejtë vote, ndërkohë që numri i i zgjedhësve rezulton të jetë 3.2 milion votues.