E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish kryeministri Georgievski: Maqedonasit, falsifikuesit e historisë ballkanase

30-06-2012 / Gazeta 55

Deklarata në librin e tij “Ky jam unë”

Maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhenj të historisë së Ballkanit, ka shkruar ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Lubço Georgievski në librin e tij ‘”Ky jam unë”. Në këtë libër me shumë detaje edhe për luftën e Kosovës dhe zhvillimet e tjera në rajon, Georgievski ka folur edhe për luftën në Kosovë në vitin 1999. Sipas tij, në luftën e Kosovës ai ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku ka  marrë udhëzime për lejimin e NATO-s për hyrjen në Kosovë. “Ish-sekretarja amerikane Albraight atëherë kërkoi leje që përmes territorit tonë të sulmojnë Serbinë, edhe përmes frontit tokësor”, ka shkruar Georgievski. Sipas tij, në takimet me ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjic ka biseduar edhe për shkëmbimin e territoreve midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa të njëjtën çështje e ka diskutuar edhe me Arbër Xhaferin, i cili ishte pjesë e koalicionit të përbashkët qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe PDSH atëkohë, gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Këto detaje të këtij libri janë nxjerrë dhe komentuar nga disa media maqedonase dhe serbe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›