Konferenca “1 OKB”, Pollo: U trajtuan çështje globale
Zbatimi i projekteve të reformës “Një OKB” pjesë e së cilës është edhe vendi ynë si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët të 40 vendeve pjesëmarrëse të Konferencës Ndërkombëtare mbeten prioritet i qeverisë shqiptare.
Në një konferencë për mediat Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo tha se Shqipëria duke udhëhequr Konferencën e duke miratuar dokumentin më të qartë për këtë reformë, apelon veçanërisht Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-moon të marrë hapa konkretë për reformën “Një OKB”.
Pollo theksoi rëndësinë që ka “Një OKB” në përfitimin e projekteve nga vendi ynë, si vend pilot në këtë reformë.
Konferenca e Pestë Ndërqeveritare për Reformën "Një OKB"e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u mbyll këtë të premte dhe arriti konsensus në propozimin për reformimin e OKB-së, reformim prej kohësh i domosdoshëm.