E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri kroat Sanader largohet nga vendi mund ti hiqet imuniteti

Policia ne Kroaci thote se ish-kryeministri Ivo Sanader eshte larguar nga vendi disa ore pasi u kerkua heqja e imunitetit paralamentar ndaj tij nga nje komision hetimor per korrupsionin qe do te lejonte ndjekjen penale ndaj tij.

Nje zedhenes i policise ne Zagreb tha se zoti Sanader hyri ne Sllovenine fqinje sot ne mengjes. Ai tha se ne ate kohe policia nuk kishte ndonje baze per ndalimin e tij. Nuk dihet me saktesi se fare akuzat jane ngritur ndaj zotit Sanader apo nese ka ndonje urdher arresti ndaj tij.

Zoti Sanader dha doreheqjen papritur ne korrik te vitit 2009 dhe u terhoq nga politika. Ne tetor ai doli para nje komisioni hetimor qe hetonte shitjen ne vitin 2009 te kompanise shteterore te naftes ne Kroaci. Komiteti kerkon te dije detajet perse firma e naftes INA u privatizua dhe perse e mori kontrollin e nje prej kompanive me te medha kroate nje firme hungareze.

Zoti Sanader deshmoi ne nje seance me pyetje-pergjigje se shumica e udheheqesve te Partise konservatore kroate ne pushtet HDZ perfshi kryeministren aktuale Jadranka Kosor ishin ne dijeni te marreveshjes. Zonja Kosor perkrahese e luftes kunder korrupsionit dhe nje nga zv-ministrat ne kohen e shtijes kane thene se ajo nuk ishte perfshire ne kete eshtje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›