E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina dhe Europa. Fillon marshimi i gjatë e bisedimeve për të tërhequr kapitalet kineze

Shpëtimi i Europës kalon përmes kapitaleve kinezë.janë të ndërgjegjshëm liderët europianë dhe mbi të gjitha Klaus Resling numri një i fondit për shpëtimin e shteteve në krizë, i cili është ulur dje në Pekin për nisjen e bisedimeve, por rruga drejt një marveshje është ende e gjatë.
Hapja e portave ndaj Kinës, përfshirja e kapitalit kinez në financimin e fondit për shpëtimin e shteteve, vënia në tryezë e obligacioneve, pasurive të paluajtshme e pse jo dhe e ndonjë “golden share”, ishte ky pra leitmotivi i takimit sekret Tremonti-Lou Jiwei.
Tashmë ky leitmotiv zgjerohet në shkallë kontinentale, prandaj Klaus Regling ka fluturuar dje në Kinë, për të takuar midis të tjerëve zëvendës ministrin e financave kinez Zhu guangyao.
Tani për tani bëhet e ditur se nuk është arritur asnjë akord, por Kina është e gatshme të vlersojë çdo mundësi. Do të jetë nj mega operacion ndihme reciproke që mund të japë një kthesë vendimtare zgjidhjes së krizës më të rëndë në historinë e Eurozonës.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›