Basha mban premtimin, Bashkia e Tiranës çon për hipotekim dosjet e para të 124 objekteve

3 000 familje përfitojnë hipotekën e apartamenteve në fazën e parë të procesit
Bashkia e Tiranës ka dërguar sot kërkesën për hipotekim tek Ministria Drejtësisë për dosjet e plota të 124 objekteve në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë, zoti Lulzim Basha deklaroi i vendosur se kjo është vetëm faza e pareë dhe do të vazhdohet me vendosmëri drejt dy fazave të dyta.
“Sot mbyllim fazën e parë të këtij procesi duke mbajtur premtimin për 124 objekte të cilat përfaqësojnë rreth 3 000 familje. Sot do të nënshkruaj një shkresë-kërkesë për Ministrinë e Drejtësisë dhe kërkoj pajisjen me hipotekë, lejen e regjistrimit duke i hapur rrugë për marrjen e tapive. Do të dërgoj dosjet e plota në Ministrinë e Drejtësisë. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët që punuan pa orar për të përfunduar dosjet e para. Shpreh bindjen se memorandimi i do të japë efektet e saj. Kjo është një çështje shërbimi i munguar për qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës kishte privuar familjet nga përdorimi siç duhet i pronës, të cilët kanë paguar për to në mënyrë të ligjshme. Këta qytetarë nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ne nuk po bëjmë legalizim. Këto 124 objekte përfaqësojnë një blerjë kapitale që i jep secilës prej këtyre familjeve mundësi për t’a përdorur. Ne jemi të vendosur për të ecur përpara me dy fazat e tjera”- u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.