Vogëlushet shqiptare mbyten në lumin Po, gjendet edhe trupi i dytë
ITALI – Autoritetet e Pavias në Itali kanë gjetur sot rreth mesditës trupin e vajzës së dytë, që u mbyt një ditë më parë bashkë me kushërirën e saj në ujërat e lumit Po.
Tragjedia ndodhi dje pasdite, në komunën Breme të Pavias. Vogëlushet shqiptare 10 dhe 11 vjeçe kanë qenë me familjet e tyre buzë lumit për piknik, kur rreth orës 16.30 kanë nisur të luajnë në ujë në prani të një familjari.
Sipas dëshmitarëve, vogëlushet janë thithur nga një vorbull brenda pak sekondave. Në atë pikë, lumi është i thellë mbi dhjetë metra, për shkak të shirave të shumtë të kësaj periudhe, për më tepër rryma është e fortë, pasi më lart derdhet përroi Sesia.
Fillimisht familjarët janë hedhur vetë për të shpëtuar vajzat, por përveçse kanë rrezikuar jetën, nuk ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë vogëlushet.
Rreth orës tetë të mbrëmjes së djeshme, zhytësit ia kanë dalë të nxjerrin trupin e pajetë të njërës prej vogëlusheve, por për shkak të errësirës i ndërprenë kërkimet. Më në fund sot kanë gjetur edhe trupin e vajzës tjetër.
(er.nu/BalkanWeb)