E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS feston 22-vjetorin e krijimit, Rama: Do tregoj që sjam diktatori i radhës

rama345678Tiranë- Partia Socialiste ka festuar sot 22-vjetorin e krijimit të saj, festë e cila u shty më 12 qershor për shkak të fushatës elektorale. Në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar personalitete të shumtë të politikës, gazetarë, ambasadorë dhe figura të tjera, u festua edhe fitorja në zgjedhjet e 23 qershorit.

Duk folur para të pranishmëve kreu i saj dhe kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh se opozita e bashkuar ka shumë detyra të rëndësihme përpara, duke premtuar rilindjen totale të vendit. Ai tha se tetë vite në opozitë e mësuan PS-së, si të qeverisë.

Më në fund pas vitesh të trazuara festojmë këtë ditëlindje sabshku. Me një fitore që e arritëm të bashkuar. Të bashkuar do e fitojmë edhe sfidën e rilindjes së Shqipërisë. Më lejoni të falendëroj aleatët tanë të LSI-së dhe personalisht Ilir Metën për gjithçka ka bërë. Interesi i madh i socialistëve, i vetë shqiptarëve, fitonte mbi ndasitë e të shkuarës mes nesh. Jam i bindur se koha do ta provojë edhe në qeveri atë që 23 qershori provoi. PS-ja dhe LSI-ja janë dy parti si një fuqi e vetme mund të bëjnë historinë. Një milionë shqiptarë na dhanë mandatin për të udhëhqequr në rrugë e rilindjes dhe për të ecur më shpejt drejt BE-së. Ata nuk votuan për të ndryshuar qeverinë, por vendin, jetën dhe vetë politikën e këtij vendi. Detyra jonë si të zgjedhurit e tyre është tu përkushtohemi synimeve që ngritën me revoluconin e hedhtur me votë. Por kujdes, ky që morëm është një mandat sa i fortë aq edhe i brishtë përballë pritshmërisë. Njerëzit na dhanë një fuqi, por na ekspozuan ndaj një rreziku që nuk duhet harruar që e kemi pranë. Nëse do e harrojmë që kjo fuqi na është dhënë për vendin jo për veten, dëmi do të jetë shumë i rëndë dhe po ashtu i pashlyeshëm do të qe ajo që do të lininm në zemrat e njerëzve që na besuan,- tha Rama.

Më tej ai deklarois e do të sjellë një frymë të re në politikën shqiptare, duke thënë se askush nuk duhet ta shohë si diktatorin e radhës që vjen në pushtet.

“Kur u zgjodha në krye të PS-së  shtatë vjet më parë vendosëm një sërë objektivash. Rruga nuk ishte aq e shkurtër sa dëshironim, ndeshëm pengesa të mëdha, u vodhëm në zgjedhje, u rënduam shpirtërisht dhe u tronditëm fizikisht në rrugën e rezistencës opozitare. Humbëm katër jetë të pafajshme njerëzish, që shpresoj se sonte janë më të qetë aty ku prehen, edhe pse e dinë se nuk do jenë kurrë të qetë pa u bërë drejtësi për vrasjen e tyre. Në rrugën e opozitës bëmë edhe gabime. Por më në fund ia dolëm dhe ia kemi dalë në mënyrën më të bujshme. I kemi dhënë të drejtën për të qenë krenar në përmbylljen e këtij kapitulli në jetën opozitare. Tani do kem mundësinë dhe kënaqësinë që tu provoj sesa shumë gabojnë kur më shohin dhe më friken si diktatori i radhësDua të falënderoj edhe të gjithë njerëzit e shtypit, që ushqyen shpirtin opozitar duke kritikuar pushtetin, por edhe ne. Unë jam i bindur se nën qeverisjen tonë shtypi do jetojë ditët më të mira dhe liria do fitojë një cilësi që nuk e ka pasur deri më sot. Unë do jem i angazhuar që piciri që kemi hequr në opozitë të na shërbejë jo si një revansh, por si mësim se çfarë nuk duhet bërë ndaj opozitës dhe këtu e kam fjalën për opozitarizmin si të tërë, tha Rama duke shtuar se edhe kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë do jetë garanti i ri i parlamentarizmit shqiptarNe e shohim çdo shqiptar si partner në përpjekjen tonë historike për ta rilindur këtë vend. Ne duam ta rikthejmë besimin e njerëzve tek politika dhe mundësitë e pafundme të politikës.  Mandati i 23 qershorit është një mandat i qartë si drita e diellit për të modernizuar Shqipërinë, për të marrë vendime kurajoze dhe për të vepruar me vendosmëri, për të mos përçarë e sunduar, por për të bashkuar që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes”,- vijoi ai.

Në festën e sotme PS-ja kishte ftuar ish-liderine saj Fatos Nano, por ai ndodhej jashtë shtetit dhe nuk ishte i pranishëm. Po ashtu u ftuan kryeministri Sali Berisha, kreu i FRD-së, Bamir Topi, ai PR-së, Fatmir Mediu, ndërsa ajo që binte në sy ishte mugesa e ftesës për ish-deputetin socialist Arben Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›