Ish-kryeministri polak Buzek, në krye të PE

Parlamenti Europian zgjodhi sot ish- kryeministrin polak, Jerzy Buzek në postin e presidentit të ri të asamblesë me 736 vende. 69 vjeçari, fitoi mbështetjen e Parlamentit të ri Europian në seancën e tij të parë pas zgjedhjeve të qershorit, ku aleatët e tij të qendrës së djathtë dolën si forca kryesore parlamentare. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i njërit prej vendeve më të reja anëtare më të Bashkimit Europian merr kryesimin e këtij posti kryesisht ceremonial, por edhe prestigjioz. Buzek ka mbajtur postin e kryeministrit të Polonisë gjatë viteve 1997-2001 dhe është anëtar i Parlamentit Europian që prej vitit 2004, menjëherë pasi Polonia u anëtarësua në BE. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i sindikatës prodemokratike "Solidariteti", që i dha fund epokws komuniste në Poloni në vitin 1989.