E Shtunë, 31 Tetor 2026

Che Guevara/ Përse vazhdon të ketë ende adhurues edhe në Shqipëri?

Nëse do ishte gjallë, ai sot do ishte 81 vjeç. I lindur në Argjentinë dhe i bërë i famshëm përgjatë revolucionit kubanez, Che Guevara e lidhi jetën e tij jo vetëm me vendin ishullor. Sa e sa banorë të rruzullit kanë marrë frymëzim nga jeta e tij e sa të tjerë e kanë patur atë idhull në jetë. Nuk i shpëtoi kësaj manie edhe Shqipëria. Përgjatë komunizmit kishte një arsye të madhe. Guevara ishte model i një revolucioni, ndonëse jetonte dhe luftonte larg zgjonte në vendin tonë idetë e një bote pa borgjiezë, pa klasa shtypëse siç ishte ideologjia e asaj kohe. Por çudia është sot. Shumë të rinj që nuk e njohin fare komunizimin, mbajnë tatuazhe të fytyrës së tij, mbajnë të stampuara në bluza fytyrën e tij, mbajnë fotot e tij si të ishin të një këngëtari. Një frymëzim ka gjetur edhe shkrimtari Moikom Zeqo. Një shkrimtar që ka thurur deri poezi për këtë legjendë.
Che Guevara dhe Shqipëria. A ka ekzistuar ky binom? Të dhënat flasin se heroi kubanez mund të ketë qenë edhe në Shqipëri. Një fakt që të paktën zyrtarisht nuk është thënë kurrë. Por ç'rëndësi ka: Edhe pse luftoi mijëra e mijëra kilometra larg, Che Guevara u kthye në idhull për shumë e shumë shqiptarë.
Ernesto Guevara De La Serna, lindi më 14 korrik të 1928. Padyshim që është personazhi më karizmatik, i shekullit të 20. Ishte një shëndetlig, që kish lindur në Rosario të Agjentinës, por më vonë familja e tij e dërgoi atë të jetonte nëpër zona malore me ajër të pastër, për shkak të problemeve të tij me mushkritë. Një mjek me shkollë i specializur, që do të kthehej në një revolucionar të thekur. I brumosur me idealet e tij, antikomformiste për kohën, do të njihej me diplomatin kubanez Fidel Kastro, i cili kishte një plan konkret se si ta merrte pushtetin në Kubë. Një figurë e mbushur plot me kontradikta, që për shkak idealeve, nuk mendoi dy herë por shkrepi armën, mbi shokun e tij. Me të cilin kish qënë nëpër vendet e varfra me një motorçikletë të prishur, për të parë më nga afër jetën e popullit të thjeshtë Amerikano Latin. Një njeri që nuk e kishte si qëllim pushtetin, por lirinë, sipas konceptit të tij. Fakti se pasi morën pushtetin në Kubë, Guevara shpërfilli postin e ministrit për të shkuar drejt idealeve të tij ne Kongo e Bolivi, ku do të vritej. Sot pas 81 vjetësh që përkujtohet lindja e tij, figura e Guevarës është hyjnizuar dhe është bërë idhull i moshës së rë. Simboli i revolucionit është sot i pranishëm kudo, nëpër pankarta, i stampuar nëpër bluze, flamuj dhe artikuj të tjerë të veshjeve. Një studiues i mirë i kësaj figure është edhe profesori i nderuar Moikom Zeqo, i cili i ka kushtuar një kohë të veçantë kësaj figure dhe madje ka shkruar për të një poezi.
E ndërsa akoma ekzistojnë fjalë, që Ernesto Guevara, u prit në Shqipëri nga kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu. E parapëlqyera e Guevarës në vendin tonë ishte "Skënderbe Konjak".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›