E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Karaxhiç kërkon gjykim të ri

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili akuzohet për krime lufte dhe genocid në Bosnjë e Hercegovinë, ka kërkuar gjykim të ri para Tribunalit të Hagës, ndërsa ka akuzuar prokurorinë për vonesa në dorëzimin e dokumenteve.

“Radovan Karaxhiç kërkon të urdhërohet një gjykim i ri”, thuhet në kërkesën që transmeton Tribunali.

Sipas saj, "Karaxhiçi është dëmtuar", sepse “ka pasur të drejtë që nga fillimi të njihet me aktakuzën dhe jo të mësojë shkarazi për përmbajtjen e saj”.

Gjykimi i Karaxhiç ka nisur në fund të tetorit 2009, ndërsa paraqitjen e provave kundër tij, prokurorët e kanë përfunduar në maj të këtij viti.

Karaxhiçi, ndër të tjera akuzohet për gjenocid ndaj 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›