E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish ministri Basha nesër në Gjykatën e Apelit

Ish ministri i Transporteve Lulëzim Basha nesër do të jetë në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ligjshmëria e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.Shqyrtimi vjen pas vendimit të dhënë nga kjo gjykatë,duke hedhur poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për shpërdorim detyre dhe duke i cilësuar veprimet e prokurorisë si të paligjshme. Togat e zeza do të mblidhen neser në Gjykaten e Shkallës së Dytë për të shqyrtuar kërkesen e bërë nga prokuroria,nëse vendimi i dhënë nga gjyqetarja Fatmira Hajdari është apo jo i drejtë. Pas vendimit të dhën nga Gjykata e Shkallës së Parë organi i akuzës e dërgoi çështjen pranë Gjykatës së Apelit . Prokuroria kërkon shfuqizimin e këtijë vendimi dhe dërgimin e e të gjitha akteve në Gjykatën e Lartë si organi kopetent që mund të shqyrtojë të gjitha kërkesat. Ish ministri i Transporteve akuzohet nga prokuroria për abuzime të fondeve të rruges Rrëshen- Kalimash. Prokuroria, vendimin e gjyqtares Fatmira Hajdari e cilësoi si të njëanshem duke kërkuar,nga gjykata që për këtë çështje të caktohet një gjyqetarë tjetër, por Gjykata e Shkallës së Parë pasi shqyrtoi kërkesen e organit të akuzës e hodhi poshtë atë. Pas vendimit të marrë nga gjykata për të cilësuar të pa ligjshme veprimet e prokurorise, për hetimin e Bashës, organi i akuzës dërgoi në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili pritet që të shqyrtohet nesër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›