E Diel, 1 Nëntor 2026

Përnaska: Nuk ka ngrirje të delegacionit shqiptar në KE

Deputetja e PD-së, Lajla Përnsaka në linjë telefonikë për televizionin Ora News deklaroi se nuk është e vërtetë që ka ka një ngrirje te autoritetit të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian. "Delegacioni shqiptar është në angazhim të plotë, po ndjek punën e Asamblesë Parlamentare dhe po vazhdon në mënyrë normale plotësimin e detyrave", tha ajo. Sipas Përnaskës, procedurat për zëvendësimin e Aleksandër Biberaj kanë nisur që para fillimit të seancës, dhe në diskutim është i përfshirë emri i deputetit,Ilir Rusmali. Lajla Përnsaka deklaroi se gjatë ditës së sotme punimet e Asamblesë Parlamentare janë ndjekur edhe Ilir Rusmali. Përnaska theksoi se "Parlamenti shqiptar ka propozuar ndryshim në delegacionin e saj, duke ndjekur të gjitha procedurat që kërkohen nga Këshilli Europian dhe nuk ka asgjë nga ajo që ndodh normalisht me çdo anëtar të KE-së".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›