E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafaj Berisha gaboi ne Keshillin Kombetar

TIRAN - Ish-ministri i Jashtem ne qeverine Berisha Besnik Mustafaj tha dje se memorandumi i paraqitur prej tij ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike ne thelb ia arriti qellimit dhe solli nje fryme te re brenda partise.

Ne nje prononcim televiziv hartuesi i memorandumit te 6 shkurtit sqaroi se pati nje fryme te re nga lidershipi per te shqyrtuar ato qe paraqiti ne mbledhjen e KKPD-se. Jam i kenaqur sepse nisi nje fryme e re. Ne thelb mendoj se ia arriti qellimit dokumenti ne Keshillin Kombetar te PD - nenvizoi Mustafaj. Nga ana tjeter ai theksoi se nuk synonte hedhjen ne votim te memorandumit pasi nuk deshironte te krijoheshin fraksione brenda keshillit dhe se vete Berisha beri gabim qe e hodhi ne votim ate.

Sipas tij ky organ i Partise Demokratike eshte jashte funksionit dhe se ai duhet te rikthehet ne kryerjen e detyrave te tij sic jane politikat analizat dhe vendimet. Une isha kunder hedhjes ne votim te memorandumit. Berisha beri gabim qe e hodhi ne votim per te ndare keshillin ne te mite e ne te atij kur nuk ka rivalitet mes meje dhe atij. Keshilli duhet te prodhoje politika analiza dhe vendime.

Aktualisht keshilli PD eshte jashte ketij funksioni. Ato qe thosha une ishin pjese e shqetesimit qe kane shume demokrate - vijoi Mustafaj. Duke analizuar situaten politike ne vend dhe luften e ashper mes dy kampeve kryesore zyrtari demokrat tha se eshte dhe do te jete pjese e Partise Demokratike si nje mendim qe synon ti jape hapesire pjeses vitale te partise per shkak te bindjeve te tij politike dhe se nuk mbeshtet asnje alternative qe synon te zevendesoje me dhune alternativen tjeter.

Gjithashtu ish-kreu i diplomacise klikoi dhe kryetarin e Partise Socialiste. Tek Edi Rama me ben pershtypje qe ne menyre shablloneske imiton defektet Berishes. Berisha eshte nje politikan kompleks eshte kryeminister dhe lider politik pasi udheheq koalicionin qeverises - tha nder te tjera anetari i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›