E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ministrja nuk ishte narkomane, e as pjesë e orgjive

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 22:30

Me rastin e shkrimeve në media lidhur me përfshirjen e ish-ministres së Brendshme sllovene, Katarina Kresal, Ministria e Brendshme e Sllovenisë ka lëshuar një kumtesë, përmes së cilës i demanton shkrimet e publikuara për të.

Sipas MBS, Katarina Kresal kurrë nuk ka konsumuar kokainë, megjithëse ishte politikania e vetme sllovene që u testua për drogë dhe rezultatet negative të testeve ia prezantoi opinionit.

Kresal asnjëherë nuk mori pjesë në asnjë lloj orgjie, njësoj siç nuk mori pjesë as në kurrfarë mashtrimesh dhe malverzimesh, theksohet tutje në kumtesë. hetimin e rastit famëkeq të doktorit Sasa Baricevic, policia sllovene e kreu profesionalisht dhe hetoi gjithçka që ishte me rëndësi për sqarimin e tij. rezultoi se vdekja e dr Baricevic s‘ishte asgjë më tepër se një ngjarje tragjike dhe se mjeku e pagoi çmimin për shkak të dashurisë së tij ndaj qenve.

Keqtrajtimi seksual dhe sodomia nuk u konfirmuan, njësoj siç nuk u konfirmua asnjëra prej thashethemeve tjera lidhur me rastin. Rrjedhimisht, as partneri i Katarina Kresal nuk kishte lidhje me rastin famëkeq.

Si promovuese besnike e respektimit të autoritetit të institucioneve shtetëror, Kresal respekton dhe mendimin e institucioneve lidhur me marrjen me qira të Zyrës së Hetuesisë Kombëtare. Kresal që në fillim të mandatit ka konsideruar se luftimi i korrupsionit dhe krimit ishte prioritet absolut i policisë.

I gjithë aktiviteti i saj, thuhet në kumtesë, ishte i fokusuar në atë që policia sllovene të shndërrohet në një institucion kulmor rajonal, gjë e konfirmon puna e viteve të fundit. Prandaj, në kohën kur u shfaqën dyshime për punën e saj dhe të ekipit që i printe, Kresal vendosi të jepte dorëheqje të parevokueshme, thuhet në fund të kumtesës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›