Ish-nxënësi theret me thikë me gjimnazistin për një cigare
MALLAKASTËR - Sherri banal për një cigare në oborrin e shkollës "Dervish Hekali" në Ballsh ka çuar në plagosjen me thikë të një 16-vjeçari dhe plagosjen me sende të forta të autorit. Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se ngjarja ndodhi dje rreth orës 08 e 30 minuta të mëngjesit, kohë kur pritej të niste mësimi. Mario Xhafa, 16 vjeç nga fshati Hekal i Mallakastrës, nxënës i vitit të parë, është plagosur me thikë nga Dragan Hasani, 20 vjeç. Sipas dëshmisë së shokut që e shoqëronte 16-vjeçarin, ka qenë Dragan Hasani që e ka nisur sherrin dhe më pas e ka qëlluar me thikë dy herë nxënësin. "Dragani i kërkoi një cigare Marios dhe ai i tha që nuk e pinte. Ai e ka ofenduar dhe i ka thënë se e ka parë duke pirë dhe Mario reagoi në të njëjtën mënyrë", tregon Altini, shoku i klasës së 16vjeçarit që u plagos. Pas kësaj, 2 të rinjtë janë përplasur fizikisht, ndërkohë që 20vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 2 herë në këmbë dhe në kofshë dhe është larguar nga shkolla "Dervish Hekali". Shokët e kanë çuar menjëherë 16-vjeçarin e plagosur në spitalin e Fierit, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur.
Sipas dëshmive të nxënësve të shkollës, autori i ngjarjes, Dragan Hasani njihej si problematik dhe kishte kryer edhe herë të tjera veprime kriminale në Ballsh. Nga ana tjetër, efektivët e policisë së Ballshit dhe Fierit janë vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, të cilin e kanë arrestuar disa orë pas ngjarjes. Ndërkohë që edhe 20vjeçari ka marrë plagë të shkaktuara nga mjetet e forta, me të cilat e ka goditur nxënësi 16-vjeçarHasani është shoqëruar me pranga në duar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit. Pas marrjes së mjekimit 20-vjeçari Dragan Hasani është futur në dhomat e izolimit. Bluzat e bardha të spitalit të Fierit kanë pohuar se 16vjeçari ka pësuar dy plagë në këmbë të shkaktuara nga thika, por pasi ka marrë mjekimin është jashtë rrezikut për jetën.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)