Ish oficeri i SHISH autopsia Nuk eshte vetevrare
Ekspertiza mjeko ligjore për oficerin e SHISH që u gjet i djegur një ditë më parë në zonën e Curilave në Durrës brenda në makinën e tij ka përjashtuar pistën e vetvrasjes dhe po heton vrasjen e 49 vjecarit Isa Coba. Rezultatet e ekspertizës nuk bëhen publike për mediat për arsye hetimi por burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur përjashtimin e vetvrasjes së oficerit që shërbente prej 11 vjetësh në SHISH-in e Durrësit.
Së fundi Coba kryesonte grupin hetimor që po mblidhte të dhëna për pronat e gjyqtarit të vrarë rreth 2 muaj më parë Skerdilajd Konomi, por nuk dihet nëse ngjarja e djeshme ka lidhje me punën e tij. Një ditë më parë policia deklaroi se nga hetimet e para mbi automjetin e djegur rezultoi se oficeri ishte vetvrarë duke mos e përjashtuar edhe hetimin për vrasje.
Në vendin ku u gjet automjeti i djegur u gjet edhe një gëzhojë plumbi e pistoletës së shërbimit të oficerit Coba i cili kishte dalë në pjesën e sipërme të automjetit të djegur.Pasditen e të hënës Coba i kishte dërguar një mesazh lamtumire të birit 17 vjecar në telefonin e tij dhe më pas kishte shkëputur lidhjet me familjen, për tu gjetur disa orë më vonë i djegur brenda automjetit të tij.
Aleks Kalemasi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 26 tetor 2011 )