Samiti i Brukselit Bundestagu ne mbeshtetje te Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel shkon në samitin e krizës së euros në Bruksel, duke patur mbështetjen e parlamentit gjerman. Grupet parlamentare të CDU/CSU-së dhe FDP-së si partitë opozitare të SPD-së dhe Të Gjelbërit ranë dakord për një zgjidhje, që kërkon mengjithatë dhe vendosjen në nivel evropian të taksës mbi transaksionet financiare si dhe heqjen dorë nga Banka Qendrore Evropiane prej blerjes dhe shitjes së boneve të thesarit nga vendet e dobëta financiarisht.
Nëpërmjet të ashtuquajturës levë, rritet kapaciteti i programit të shpëtimit të euros për dhënien e kredive vendeve në krizë ose bankave nga 440 miliardë euro aktualisht, në më shumë se një miliardë euro. Zgjerimi i paketës së shpëtimit të euros, shihet si pjesë e rëndësishme e paketës së përgjithshme kundër krizës së euro e takimi i Brukselit sot shihet si vendimtar në këtë drejtim. Para takimit ministri i jashtëm Alan Juppe është shprehur optimist për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa përsëriti se dështimi i Greqisë do të ishte katastrofik për ngrehinën europiane.
"Kemi shënuar progres edhe per idenë se Greqia nuk duhet të lejohet të dështojë, pasi një efekt domino do të kthehej në një katastrofë për Europën", deklaroi ministri për radion franceze duke theksuar se kishte besim në arritjen e një zgjidhjeje sot që pashmangshmërisht do të conte në lehtësimin e borxhit grek.
Plani përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane. Plani do të rritë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit eurozonës. Një pengesë e madhe është çështja se sa shumë borxh do t'i falet Greqisë, duke e ditur se nëse i falet më shumë se 40 për qind, do të ishte i paevitueshëm cënimi i sistemit financiar evropian.
Delina Bitraku