Vlore. Alarm per plehrat ARM Situate emergjente
Tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit vazhdon të mbysë Vlorën. Pas gjoba të vëna, Agjensia Rajonale e Mjedisit kërkon bashkëpunimin e Bashkisë për caktimin e vendit ku do të ndërtohet landfildi i qytetit, projekti i të cilit është hartuar nga Ministria e Mjedisit prej vitesh. Megjithatë, kreu i kësaj agjencie Geron Gunbardhi, thotë se situata është emergjente dhe nuk mund të pritet deri në ndërtimin e landfildit.
"Ne si agjenci kemi vënë gjobën 1 mln lekë të reja po qëllimi nuk është që të vazhdohet kështu. Qëllimi është që të gjendet gjuha mes institucioneve dhe të vëmë hapa konkret se cdo bëhet për landfill. Pritet vendosja e pikës, që nuk është rënë dakord ku do vendoset për arsye se nuk është përcaktuar akoma vendi ku do bëhet ky landfill", tha Geron Gunbardhi, drejtor i ARM-së.Vlorë
Autoritetet rajonale shëndetësore prej kohësh kanë dhënë alarmin për dëmet e pariparueshme që u shkakton banorëve të Vlorës tymi i djegies të plehërave në ish-fushën Aviacionit. Ndërkohë në këtë vend-grumbullim ka edhe dhjetëra banorë të varfër të zonës që kërkojnë mbeturina të riciklueshme për t’i shitur dhe që e kanë kthyer atë në një vend pune të përditshme.
Festim Llanaj